Kjo është fusha e skuadrës së futbollit Vardari nga Forina e Gostivarit.
Skuadra që garon në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ka një stadium mjaft simpatik.
Anëtarët e klubit edhe në këtë kohë të pandemisë, kur mungojnë aktivitetet sportive, e mirëmbajnë fushën, duke e ujitur sa herë që ka nevojë. Dhe, nga mirëmbajtja tereni ka marrë një pamje mahnitëse.
Ky është një shembull i mirë edhe për klubet tjera vendore që të mirëmbajnë fushat e tyre./reshat ibrahimi/.