Kuvendi Kombëtar i ‘Rithemelimit’, Berisha: Jo vetëm u rikthye vota e lirë në PD, por u arkivua n…

0
Kuvendi Kombëtar i ‘Rithemelimit’, Berisha: Jo vetëm u rikthye vota e lirë në PD, por u arkivua n…
Gjigandi

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat këtë të martë theksoi se me Kuvendin Kombëtar të ‘Rithemelimit’ jo vetëm u rikthye vota e lirë në PD, por u arkivua në harresë kryetarokracia.

“PD kaloi kuvende të mëdha, në kuvend e 30 prill ajo bëri zgjedhje në forumin më të rëndësishëm. Të gjitha kanë qenë propozim i anëtarësisë për të marrë pjesë në garë.

Jo vetëm u rikthye vota e lirë në këtë forcë politike por u arkivua në harresë kryetarokracia apo presidencokracia.

Unë mund t’ ju them se pa këtë proces janë zgjedhur kandidatët më të mirë. Janë votuar përfaqësues të shkëqlyer të demokratëve, si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e kësaj force në tetë degë nga Saranda në Mat fituan zonja të nderuara”,

tha Berisha.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu