“Kush mban përgjegjësi?”/ Braho i kthehet Kaziajt: Leji pyetjet, duket sikur e drejton ti seancën

0
“Kush mban përgjegjësi?”/ Braho i kthehet Kaziajt: Leji pyetjet, duket sikur e drejton ti seancën
Gjigandi

Teksa në KAS po shqyrtohet kërkesa ankimore të Bashkisë Shkodër për transferimin e 12 qendrave të votimit për zgjedhjet e 6 marsit, Altin Kaziaj pyeti se kush do të mbajë përgjegjësi nëse nuk bëhet procesi në zonat e thella prej kushteve atmosferike.

Anëtari i KAS, Ledio Braho i tha që të përfundojë me parashtrimet, jo të bëjë pyetje.

Altin Kaziaj: Po nëse në këto zona vërtetohet ajo që është shqetësimi ynë i thellë, që nuk ka për tu bërë proces zgjedhor, kush do mbajë përgjegjësi?

Ledio Braho: Leji pyetjet se duket sikur e drejton ti seancën.

Altin Kaziaj: Ju po ma hiqni fjalën, më lini të flas.

RonaTyra

Ledio Braho: Mbaro një herë parashtrimet, pastaj do të jepet prap e drejta e fjalës për pyetjes.

Altin Kaziaj: Po vazhdojmë në këtë mënyrë Braho, por relatimin e tij e bëj sipas një logjike. Pra nuk garantojmë proces zgjedhor të qetë në bazë të kushteve të caktuara për vetë administratën dhe për votuesin. Ne kemi kërkuar me urgjencë që kjo vendimmarrje nëpërmjet komisionit apo KAS të shfuqizohet në mënyrë të menjëhershme, të pranohet kërkesa e Bashkisë Shkodër duke dhënë autorizimin për ndryshimin e vendndodhjes së qendrave të votimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu