Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka debatuar mbrëmjen e sotme me anëtarin e Komisionit të Rithemelimit, Eno Bozdon.
Ka qenë Bozdo ai që fillimisht ka thënë se Komisioni i Rithemelimit ka njohur Alibeajn si kryetar të Grupit Parlamentar, por kjo nuk i ka pëlqyer Bardhit, i cili u shpreh se Alibeaj nuk ka nevojë që të njihet nga një anëtar i “Rithemelimit”.
Më pas Bardhi zbuloi se Enkelejd Alibeaj dhe Flamur Noka kanë rënë dakord për rikthimin e të gjithë të përjashtuarve në Grupin Parlamentar të PD-së, por kërkesa e Alibeajt ka qenë që Berisha të mos rikthehej.
Bardhi: Enkelejd Alibeaj u njoh nga ne si kryetar Grupi.
Bozdo: Jemi ata që kanë votuar demokratët
Bardhi: Demokratët të kanë votuar ty? Kush je ti mo?
Bozdo: Demokratët kanë votuar në mënyrë absolute.
Bardhi: Çfarë nevoje ka Enkelejd Alibeaj ta njohësh si anëtar i Komisionit të Rithemelimit?
Bozdo: Do të ishte e sinqertë dorëheqja e Lulzim Bashës, nëse do të diskutonim në lidhje me njerëzit që përjashtoi Lulzim Basha.
Bardhi: Dëgjo këtu që të mos mbetesh i painformuar. Ka patur një takim mes Enkelejd Alibeajt dhe Flamur Nokës. Është rënë dakord që çdo person i përjashtuar apo i pezulluar nga Grupi Parlamentar i PD-së, pas përfshirë Sali Berishën, është i mirëpritur në Grupin Parlamentar të PD-së.