Kush është Genc Tafili, lidhja me vrasjen e kryepolicit të Shkodrës dhe saga e ekzekutimeve në Ma…

0
Kush është Genc Tafili, lidhja me vrasjen e kryepolicit të Shkodrës dhe saga e ekzekutimeve në Ma…
Gjigandi

Genc Tafili u ekstradua ditën e sotme nga Gjermania për të vuajtur në vendin tonë dënimin për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës Arben Zylyftari.

Por kush është Genc Tafili

Tafili, i dënuar me 25 vite burgim për bashkëpunim në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, u lirua në vitin 2017 pas një vendimi të firmosur nga gjykatësja e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila pranoi kërkesën e të dënuarit, të cilit i kishin mbetur edhe 3 vite burg që të dilte në liri të plotë.

Ai është vëllai i Admir Tafilit, i dënuar me burgim të përjetshëm per vrasjen e Arben Zylyftarit.

Çfarë ka thënë Genc Tafili për vrasjen e Arben Zylyftarit

RonaTyra

Ai ka kërkuar të rinisin hetimet nga e para në lidhje me ngjarjen e 2 gushtit të vitit 2000 dhe të zbardhet e vërteta për vrasjen e Arben Zylyftarit. “Shteti asnjëherë nuk u mundua të zbardhte ngjarjen që na shkatërroi. Si u vra Zylyftari? Pse u soll ai në operacionin për kapjen e babait tim kur ky lëvizte çdo ditë nëpër qytet, në peshkim ku kishte biznesin dhe mund të kapej kurdo?

Gjithçka ishte kurth për të vrarë Arben Zylyftarin. Ai më ka vrarë babën të dorëzuar dhe desh të më vriste dhe mua për të humbur gjurmët. Nuk kam shpresë te ky shtet. Ndoshta duhen të tjera viktima, këtë herë nga pala jonë, që shteti të vërë mend”, ka deklaruar ai.

Ish-shefi i krimeve, si nisi konflikti me “të fortët” e Shkodrës

Historia e konflikteve ndërmjet familjes Tafili dhe ish-shefit të krimeve në Shkodër Prelë Pjetrushi nisi më 2 gusht të vitit 2000, kur policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit. Ky i fundit, peshkatar në zonë, ishte një ndër personat më të kërkuar në atë kohë për vrasjen e Skënder Gecit.

Gjatë operacionit të organizuar nga policia e Shkodrës pati shkëmbim zjarri mes palëve. Për pasojë, mbeti i vrarë drejtori i Policisë Arben Zylyftari, si dhe vetë i kërkuari Bahri Tafili. Po atë ditë kur u vra Arben Zyluftari, policia arrestoi Genc Tafilin, duke e akuzuar atë për vrasje në bashkëpunim. Djali tjetër i kësaj familjeje, Admiri, dyshohej për autorësinë e vrasjes së dyfishtë u largua nga Shqipëria.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në gusht të vitit 2000, ku u vra kreu i Policisë së Shkodrës, familja e Bahri Tafilit e akuzoi ish-shefin e krimeve në atë kohë, Prelë Pjetrushin, i cili kishte organizuar edhe operacionin për kapjen e të kërkuarit. Familja Tafili, gjatë gjithë këtyre viteve pretendoi se drejtori Arben Zylyftari u vra nga dora e Prelë Pjetrushit dhe jo nga armët e Tafilajve.

Kimete Tafili, bashkëshortja e Bahri Tafilit është shprehur se i shoqi është vrarë pasi u dorëzua dhe i prangosur nga Prelë Pjetrushi dhe se autorët e vërtetë të vrasjes së Arben Zylyftarit janë të lirë.

Pas ngjarjes që futi në konflikt dy familjet në vitin 2001 ndaj shefit të krimeve të Malësisë së Madhe, Prelë Pjetrushi, kryhet një atentat ku një breshëri plumbash u derdhën mbi të në momentin që ai po futej në banesë. Por, pavarësisht plagëve që mori në trup, shefi i krimeve arriti t’i mbijetojë kësaj ngjarjeje. Duke u ndjerë i kërcënuar, ai u detyrua të largohet jashtë Shqipërisë, për në SHBA, për arsye sigurie. Në lidhje me këtë ngjarje, në vitin 2002 policia arrestoi, pas shumë operacionesh policore, vëllain e vogël të familjes Tafili, Admir Tafilin.

Ai u dënua me 22 vite burg për atentatin ndaj shefit të krimeve Prelë Pjetrushi.

Kronologjia

Më 2 gusht të vitit 2000 policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit. Për pasojë u vra i kërkuari, por edhe drejtori i policisë Arben Zylyftari

Më 22 janar 2001 ish-shefit të krimeve të Shkodrës, Prel Pjetrushi i bëjnë atentat. Ai u qëllua me breshëri plumbash kur do të futej në banesë, por fatmirësisht shpëtoi

Më 2 tetor 2010 Admir Tafili arratiset pas një leje të përkohshme të dhënë nga burgu i Shën Kollit në Lezhë. Ai u shoqërua nga policia në banesën e tij, bashkë me vëllain Genci Tafili

Më 18 mars 2011 vriten në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit. Policia dyshoi se autori i kësaj ngjarje është Admir Tafili, i cili u arratis nga burgu i Shënkollit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu