Kush është Alfred Mikeli, i shumëkërkuari i arrestuar që “bleu” dy policë me 10 mijë euro!

0
Gjigandi

Prej katër vitesh ai ishte në kërkim. Ishte shpallur fajtor për trafik droge dhe madje gjykata edhe e kishte dënuar po ai vijonte të lëvizte lirshëm nëpër zonat e bregdetit dhe në momentin e parë që u pikas nga Policia, ai gjeti formën t’i blinte.

E jo me pak por me 10 mijë euro. “5 mijë euro për ne e 5 për shefin”, i patën thënë aso kohe dy policët që e kapën dhe e lëshuan, ose të paktën kështu pretendoi prokuroria kur urdhëroi arrestimin e dy punonjësve të policisë në janarin e këtij viti.

Por ndërsa policët që i morën paratë, gjithnjë sipas dosjes hetimore, të shumëkërkuarit të drejtësisë u vunë në pranga, i kërkuari vijonte të shijonte lirinë dhe madje ka dyshime që edhe ka lëvizur jashtë vendi, derisa ditën e djeshme Policia e Tiranës bëri me dije se e kishte arrestuar në Kavajë.

Arrestimi nga Policia e Tiranës:

Policia e Tiranës bëri me dije dje se ka arrestuar 45- vjeçarin Alfred Mikeli, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 10 vite burg për korrupsion dhe trafik droge. Më 10 gusht 2021, Alfred Mikeli pagoi 10 mijë euro dy policë që të mos e arrestonin.

RonaTyra

Në 31 janar 2022, dy efektivë të Policisë në Durrës janë vënë në pranga me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi liruan për 10 mijë euro Alfred Mikelin.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar në vitin 2018 me vendim të formës së prerë nga ishGjykata e Krimeve të Rënda me 10 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Dy efektivët e Policisë, Viktor Buça dhe Gëzim Lluka morën ryshfet nga Alfred Mikeli, i cili ishte në kërkim, duke e lënë atë të lirë. Në gusht 2021, punonjësit e Policisë janë vënë në dijeni të vendit ku ndodhej Alfred Mikeli, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet, pasi u dënua nga gjykata me 10 vjet e 6 muaj burg.

Pasi e kanë lokalizuar Alfred Mikelin, e kanë kapur duke e marrë në automjetin me të cilin lëviznin. Por Alfred Mikeli iu ka ofruar 10 mijë euro dy policëve, të cilët më pas e kanë lënë të lirë në shkëmbim të parave.

Sipas të dhënave të dosjes hetimore, bëhet me dije se i kërkuari nga Policia e Shtetit po kalonte pushimet verore në qytetin e Durrësit pa rënë në sy nga autoritetet, por një ditë, dy policë kishin marrë informacionin e duhur për vendndodhjen e tij.

Çfarë iu gjet të arrestuarve?

Të dënuarit me 8 vjet burgim iu kontrollua banesa ku jetonte me qira dhe gjatë negocimit agjentët i propozuan ta paguante lirinë. I shumëkërkuari iu është lutur duke iu treguar se kishte mundësi t’u paguante direkt vetëm 1500 euro.

Por dy të akuzuarit kanë këmbëngulur 10 mijë euro “pasi sipas tyre, 5 mijë euro ishin për shefin dhe pesë për ta”. Me një BMV, me targa të paregjistruara, oficerët u larguan drejt Tiranës ku do të merrej 10 mijë euroshi është paguar në afërsi të një hoteli./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu