Nuk është thjesht supersticion. Është një fakt i ^konstatuar në vite. Ekziston një kështjellë që nëse e viziton, fiks pas një viti ose do vdesësh, ose do kesh fatkeqësi. Bëhet fjalë për kështjellën ‘Zvikoc’ në Republikën Çeke.
Aty thuhet se endet shpirti i zonjës që ka banuar në këtë kështjellë më përpara, e po ashtu në themelet dhe bodrumet e saj shumë turistë kanë treguar se mund të dëgjosh të qara dhe vajtime rrëqethëse gjatë natës. Një tjetër rast i frikshëm është se çdo kush që ka marrë guximin për ta vizituar ka vdekur një vit më vonë, fiks në të njëjtën datë kur kishte vizituar kështjellën.