Kundër drejtuesve

0
Gjigandi

Gazeta e njohur spanjolle, Don Balòn, shkruan këtë të shtunë se drejtuesit e Juventusit nuk janë të kënaqur me Maurizio Sarrin, megjithëse “Zonja e Vjetër” është shumë pranë titullit të nëntë radhazi në Serinë A. Në kampin bardhezi mendojnë se trajneri toskan nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për ta fituar me lehtësi kampionatin e për t’i përqendruar forcat në Champions.

Gjithsesi, duhet pranuar se fjala e fundit nuk është thënë ende në kompeticionin shumë të rëndësishëm europian, ku Juves i duhet të përmbysë humbjen 1-0 ndaj Lyonit në 18.

Drejtuesit e Juventusit ende nuk janë të bindur nëse duhet larguar trajneri toskan, që mbërriti nga Chelsea verën e kaluar, por kjo nuk do të thotë që nuk po i studiojnë alternativat. Një prej tyre është Maurizio Pochettino. Trajneri argjentinas është në “pole” për të pasuar Sarrin nëse ish-i i Napolit nuk arrin të bindë në finalen e sezonit. Por, Pochettino ka dy faktorë kundër: kërkesën e tij të lartë financiare (fitonte gati 8.5 milionë paundë në sezon te Tottenhami) dhe pozicionimin kundër tij të Cristiano Ronaldos.

Portugezi e konsideron Pochettinon trajner të mirë, por pa gjenin fitues që i duhet Juventusit. “Ylli” i lindur në Madeira e di se karriera e tij është drejt fundit dhe dëshiron të jetë aktiv në futbollin elitar vetëm nëse do të ketë mundësi për të fituar tituj të rëndësishëm.

Juventusi, sipas Don Balon, po përballet me një situatë të vështirë dhe është para një dileme: të vazhdojë me Sarrin, i cili nuk ka bindur, e të mbajë Ronaldo apo t’ia besojë skuadrën argjentinasit dhe të nervozojë CR7.

RonaTyra

Gjithçka do të varet nga ajo që do të ndodhë në sprintin final të Serisë A dhe në sfidën e kthimit kundër Lyonit, më 7 gusht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu