Kryemadhi zbulon mesazhin e ndërkombëtarëve: Ma dërguan në nëntor! I thashë Bashës sillu mirë

0
Kryemadhi zbulon mesazhin e ndërkombëtarëve: Ma dërguan në nëntor! I thashë Bashës sillu mirë
Gjigandi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha në emisionin “Opinion” se kishte marr nga ndërkombëtarët mesazhe që i kërkonin të dilte në zgjedhjet e 25 prillit me kandidatin e tyre për Kryeministër, pasi Basha nuk bëhej kryeministër. Kryemadhi tha se këto mesazhe i ka marr që në nëntor të vitit 2020 dhe se ja kishte bërë të ditura edhe Bashës.

Kryemadhi: Edhe ma kanë thënë ky nuk bëhet Kryeministër dhe unë i kam thënë që doni të përçani opozitën, që në nëntor.

Fevziu: Kush ua tha që në nëntor?

Kryemadhi: Më kanë sjellë mesazhe. që ky nuk bëheët Kryeministër.

Fevziu: Ndërkombëtarët? Ju kanë thënë që në nëntor?

RonaTyra

Kryemadhi: Dilni me kryeministrin tuaj,  dhe i kam thënë nuk dal me kryeministrin tonë se do hyj si opozitë e bashkuar.

Fevziu: Ua kanë thënë ndërkombëtarët hyni në zgjedhje me kryeministrin tuaj?

Kryemadhi: Me kryeministrin tuaj si LSI. Dhe ja kam thënë Bashës që këtë mesazh më kanë sjellë, ndaj sillu korrekt, nuk të kam shitur nuk kam ndër mend të të shes, kam djegur mandatet..

Fevziu: Që në nëntor të 2020?

Kryemadhi: Luzlim Basha nuk bëhet Kryeministër, ndaj dilni me kryeministrin tuaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu