Kryemadhi thirrje SPAK për inceneratorin e Tiranës

0
Kryemadhi thirrje SPAK për inceneratorin e Tiranës
Gjigandi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bëri thirrje për ndërprerjen e kontratës me kompaninë që administron inceneratorin e Tiranës.

Gjatë takimit të saj me delegatët e Tiranës të Konventës Kombëtare, Kryemadhi tha se pret veprime nga drejtësia e re.

“LSI është ALTERNATIVA dhe duhet ta jetësojmë këtë përgjegjësi që kemi si forcë politike. Më shumë njerëz mendojnë sot se gjërat në Bashkinë e Tiranës po shkojnë në drejtimin e gabuar sesa në drejtimin e duhur. S’ka si të jetë ndryshe, kur Tirana është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të pista, e çdo vit Raportet Ndërkombëtare, me në krye Departamentin e Shtetit, e rendisin Shqipërinë si një vend ku pastrohen paratë e pista të krimit përmes sektorit të ndërtimit.
Gjërat në Tiranë po shkojnë në drejtimin e gabuar, kur është faktuar qartë sesi Kryetari i Bashkisë Tiranë hedh firmën pa pyetur Këshillin Bashkiak, duke ndryshuar fatin e realizimit të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Këtë gjë e ka bërë në bashkëpunim me shokun e ngushtë Bllako, të cilit i garantoi edhe një vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputet të Tiranës. Një kontratë tërësisht korruptive, që ministra e zyrtarë të PS e kanë parë si plani financiar për të siguruar brezat e tyre për 30 vite, duke vjedhur taksat e qytetarëve të Tiranës, dhe bashkive të tjera të qarkut Tiranë. Që nga viti i dytë i implementimit të projektit, do duhet të kishte filluar prodhimi i energjisë nga impianti i parë i incenerimit. Jo vetëm që nuk ka prodhim energjie, por nuk ka as impiant. Praktikisht sot, ajo që kryhet është ekzaktësisht ajo që kryhej nga Bashkia Tiranë më parë, por me kosto shumë herë më të larta.

Edhe ky është një fakt shtesë, që tregon pse nuk i ndalon Edi Rama pagesat ndaj kompanisë së inceneratorit të Tiranës, që pronarët i ka në arrati se i kërkon SPAK-u për dy inceneratorët e tjerë. Qeveria shqiptare ka treguar në rast të ngjashëm, se kur ka vullnet, e ndërpret një kontratë koncesionare.

Kemi rastin e HEC-it të Kalivaçit në vitin 2017, që për mos përmbushje kontrate, është ndërprerë në mënyrë të një anshme kontrata nga ana e qeverisë. Dhe është fituar në Arbitrazh. Ironikisht edhe atëherë, arsyetimi për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës, ka qenë mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale nga ana e koncesionarit. I njëjtë është rasti i tanishëm me inceneratorin e Tiranës. Pse nuk e ndërpresin kontratën? Cfare presin? A po digjet sot?

RonaTyra

Mirë Elbasani që janë marrë të gjitha paratë, ndërsa Fieri 98% është paguar, po Tirana që vijon thith paratë e qytetarëve? Cfarë pret qeveria? Ajo duhet ndërprerë menjëherë si kontratë koncesionare, por edhe minimalisht, pezullohet ekzekutimi i kontratës, si shenjë e vullnetit të mirë nga ana e qeverisë, dhe derisa të gjykohet nga gjykata, kjo kontratë mund të administrohet nga një Administrator i zgjedhur nga shteti shqiptar. Unë mbetem ende në pritje të drejtësisë së re për rastin e koncesionit 30 vjecar të inceneratorit të Tiranës. Kam indicie që po i përgatis për t’i kthyer në prova dhe nuk do ndaloj për të zbardhur rolin e secilit, përfitimin e kujtdo, dhe vjedhjen më të madhe që i është bërë qytetarëve shqiptarë në 100 vjet shtet, falë gjithë qeverisë rilindase në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe Kryetarin e Bashkisë Fier Armando Subashin, që për këtë të fundit është ushtruar një presion I jashtëzakonshëm për të mos u goditur bashkë me Alqi Bllakon për shpronësimin në Fier.”

, tha Kryemadhi.

Mes të tjerash ajo analizoi sërish lëvizjen e LSI me djegien e mandateve, ndërsa shtoi se kjo parti ka mësuar nga gabimet.

“Nga ana tjetër, kostoja e jetesës së qytetarëve të Tiranës është bërë gjithashtu e papërballueshme. Shtuar këtu trafikun e rënduar, zhdukjen e hapësirave të gjelbërta për t’i këmbyer me pallate e kulla betoni shumëkatëshe, kriza e papunësisë apo emigracioni në rritje, na dëshmojnë se nuk mjafton që vetëm njerëzit e afërt me qeverinë, dhe bizneset që i nënshtrohen qeverisë të lulëzojnë POR: Mund dhe duhet të bëhet më shumë për t’i siguruar çdo qytetari, në Tiranë dhe në çdo cep të vendit, Një jetë me dinjitet njerëzor, liri, mundësi e shanse të barabarta për prosperitet ekonomik, këtu në shtëpinë e tyre. Një nga mësimet me vlerë që morën nga këto vite opozitë, është se asnjëherë nuk duhet të përjashtohesh nga proceset politike. Me përjashtim të Shkodrës, ku edhe aty bëhet fjalë vetëm për kryetarin e bashkisë, sot opozita shqiptare nuk ka asnjë përfaqësim në pushtetin vendor.

Opozita shqiptare sot nuk ka asnjë këshilltar të zgjedhur në këshillat bashkiak. Ky është një fakt i tmerrshëm, si trashëgimia e fundit e tradhtisë opozitare. Por edhe thekson edhe njëherë, për politikën dhe të gjithë shqiptarët, rëndësinë që kanë këshillat bashkiak, që në të vërtetë janë qeverisja e qyteteve. Zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm janë kritike sepse kemi nevojë ti japim fund një pushteti vendor një partiak, e të kemi qeverisje vendore që punon realisht për njerëzit.

Qytetarët janë ata që punësojnë qeverinë. Qytetari vendos dhe përcakton. Kjo do të jetë e qartë dhe në qendër të fushatës vendore që LSI do të zhvillojë në çdo qytet. Ky organizim i LSI për zgjedhjet lokale, në Tiranë dhe në qytetet e tjera, do të vijojë i pavarur nga proceset e tjera zgjedhore që do të mbahen në të ardhmen, pasi ju e dini që për shkak të pandemisë ne nuk i kemi vijuar zgjedhjen e organeve të tjera drejtuese të partisë. Procese këto që në respekt të statutit do të mbahen në momentin e parë më të përshtatshëm. LSI është alternativë dhe ka një përgjegjësi përballë qytetarëve, e mbi të gjitha atyre opozitarë që të sillet si e tillë.”,

pohoi Kryemadhi.

Duke u ndalur te zgjedhjet e ardhshme lokale, Kryemadhi tha se ky proces bëhet për demokratizimin e qeverisjes së qyteteve.

“Shqipëria me Edi Ramën po përjeton një politikë shpopulluese, me politikanë që nuk përfaqësojnë asgjë veçse interesat klienteliste, e nga karriget ministrore apo ato të parlamentit, përfundojnë subjekte të SPAK-ut dhe të organeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Misioni I LSI është integrimi i Shqipërisë në BE, dhe sado e madhe dashamirësia e vendeve Evropiane për të na afruar;
E unë nuk kam ndaluar në bisedat me përfaqësues të parlamenteve të vendeve të BE, që pavarësisht problemeve që kemi, të nxisin fortë dhe të na ulin sa më shpejt në tryezën e parë të çeljes së negociatave;
vendi ka nevojë për të ndërtuar një politikë të re konstruktive, me mentalitet të ri, që e zhvillon vendin në të gjitha dimensionet, duke lejuar mirëqenie dhe progres demokratik, pa qenë e nevojshme që brezi i ri të emigrojë. Sepse Evropianizimi nuk është proces në letër, ai nis nga brenda dhe integrimi drejt BE duhet të jetë i prekshëm dhe i ndjeshëm për çdo qytetar. Me demokratizimin e qeverisjes së qyteteve në zgjedhjet e radhës, nisim një proces të pandalshëm për një Shqipëri që i përket të gjithëve. Duke i falenderuar mediat për vëmendjen gjatë këtij aktiviteti, ne do të vijojmë me pjesën organizative të takimit, për të ndarë përgjegjësitë e gjithësecilit në kuadër të organizimit dhe përfaqësimit politik në të gjithë zonën zgjedhore të Bashkisë Tiranë.”,

theksoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu