Kryebashkiaku Veliaj nga shkolla e re ‘Andrea Stefani’: Do t’i shërbejë mbi 1 mijë nxënësve që jetojnë në këto zona

0
Gjigandi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inauguruar shkollën “Andrea Stefani”, Tiranë.

Gjatë vizitës së tij në këtë shkollë, Veliaj tha kjo shkollë do të jetë një zgjidhje për gjithë fëmijët e zonave si Lapraka dhe Astiri ku dhe i bëri thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollën më të afërt.

“Harmonizimi që i kemi bërë institucioneve arsimore në secilin ekstrem të njësisë; pra edhe te “Don Bosko” me shkollat “Vaçe Zela” e “Kristo Frashëri”, edhe në Kodër Kamëz, me shkollat “Kennedy” e “Nënë Tereza”, edhe te “Shqiponja” me shkollën “Andrea Stefani”, plus dy të tjerat në zonën e Astirit që i fillojmë këtë vit, praktikisht kemi akomoduar fëmijët e të gjitha familjeve që jetojnë ndër vite në portat hyrëse të Tiranës, si Astiri e Lapraka. Shkolla ka një emër të madh, emrin e Andrea Stefanit, një bashkëluftëtar të betejave të Shqipërisë së vështirë.

Ato kanë qenë vite të vështira dhe Andrea Stefani na ka kujtuar gjithmonë se ka pasur gazetari të mirë, qe nuk vinin gjoba, nuk hapnin të gjithë portale për të gjobitur politikanët e bizneset, nuk kanë hapur të gjithë rrjete sociale për të vjelë gjoba, duke e quajtur gazetari. Në kohën e Andreas bëhej gazetari e mirëfilltë, gazetari idealiste, ku gazetari jetonte me një bordero, jo me një bordero tek partia, dhe një bordero tjetër tek një biznes”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu