Kriza energjitike, Rama: Do bëjmë çmos të mos rriten çmimet, vendosni panele diellore

0
Kriza energjitike, Rama: Do bëjmë çmos të mos rriten çmimet, vendosni panele diellore
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, për te folur rreth krizës ekonomike.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se çështja e furnizimit më energji po përkesqësoht, pasi nuk është më frika për rritjen e çmimeve, por për mungesën me furnzim.

Kreu i qeverisë tha se do bëhet çmos për mos rritjen e çmimit të faturës së energjisë, por në rastin më të keq, faturat mund të rriten. Ai iu bëri thirrje familjeve dhe bizneseve të mendojnë vendosin panele diellore, duke e alternuar

Rama: Çështja e furnizimit me energji, po bëhet çdo ditë me keq. Aq e vërtetë është kjo, sa të gjitha vendet po gjenden në një situatë të paparashikueshme të rritjeve të çmimeve. Frika nuk është rritja e kotove, por është mundësia e mungësës, që të dalësh në treg të mos e gjesh energjinë. Këtë po e bëjmë për mos rritjen e çmimeve të energjisë për familjarët dhe biznesin e vgoël. Prej kohësh që jemi në marrëdhënie e tregut të lirë, është diskutim tjetër.

Bizneset e mëdha duhet të mendojnë për të investuar në prodhim të energjisë, pa pretenduar të bëhen prodhues të përgjithshëm, se kjo pastaj është diçka që konsiderohet e rrezikshme të sistemit. Ne po pregatismin një plan për të mbështetur familjarët, nëse familjet e një pallati do duan të vendosin panele diellore për përdorim, për ujë të ngrohtë etj, ose për bizneset. Në kushtet e një fabrike që aktivitetin e ka gjatë ditës, kjo është e arsyeshme. Kjo nuk ka lidhje me luftën apo krizën, ka lidhje me sot dhe gjithmonë.

RonaTyra

Çdo biznes i madh që ka një konsum energjie më të lartë sesa i zakosnshmi për shkak të vepremtarisë, që do të investojë me panelet diellore do ketë një përfitim të madh dhe nuk do ketë më dhibje koke. Kjo do ishte investim fitues, do gjejmë rrugë për mbështetje, por pa përfshirje në rrjete autonome në në këtë kohë. Vendet kanë limite të prodhimit të energjisë. Ne këmi tavanin më të lartë, të mundësisë për të shkëmbyër, nuk mund të shkojmë më tutje. Po bëhet një studim për të partë një fazë të dytë. Ky investim për prodhim individuar për të qenë i pavarur, ama për momentin të krijohet një pavarësi të plotë.

Ana tjetër që dua të them është domosdoshmëria për të garantuar furnizimin me energji dhe për të vazhduar t’i qëndrojmë më çdo çmim pozizioonin tonë me mos rritjes. Nëse nuk doe mbajmë dot do e themi dhe do japin arsyet. Mbajtja ka një kosto të jashtëzakonshme në buzhetin e shtetit.

Problemi me naftën është gjithmonë më i mprehtë për të garantuar sasitë. Po bëjmë përpjekje për të bërë një tranformim gjëopolitik që askush nuk e imagjinonte dhe për të përfshirë Iranin në treg, pas 47 vjet sanksionesh, kjo tregon thellësine problemit. Po bëjhmë përpjekje serioze për të mbështetur furnizimin në rast mungese. Jemi në rrug të mbarë që të kemi furnziim në rast se do të duhet nëse do mungojë. Nëse kjo luftë vazhdon gjatë do shterojë nafta. Kjo është situatë krize, nuk është situatë të jetojmë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Do vazhdojmë të mbështesim ata që janë në nevojë, mbi gjysmë milioni që do të përfitojnë mbështetje direkt për tre muaj resht, do të mbështesim bujqësinë me naftën pa taksa.

14% më shumë eksporte në janar-shkurt. Bujqësia ka një pjesë që nuk bën zhurmë por punë dhe është e oganizuar dhe ka përmbysur shifrat në mënyrë spektakolare. Sot jemi gjysmë miliarde eksporte por duhet të shkojmë patjetër te 1 miliardi për të qenë normal dhe derioz në prodhimin tonë. Është përgjysmuar importi që ka të bëjë me prodhimet bujqësore dhe është rritur eksporti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu