Dani Alves ka folur në lidhje me shitjen e Arthur tek Juventus në një intervistë të dhënë për Radio Catalunya.
“Transferimi i tij te bardhezinjtë? Nuk më ka kërkuar asnjë këshillë para se të nënshkruante me Juven”, ka thënë i-mnbrojtësi i katalanasve.
“Por unë nuk kuptoj: një vit më parë ishte Xavi i ri dhe tani e kanë shitur. Skuadrat e mëdha veprojnë kështu, nuk të japin kohë të përshtatesh”.
Në lidhje me Xavi-n dhe mundësinë për ta parë trajner të Barcelona-s:
“Me atë do të jetë versioni 3.0 i Barcelona-s. Një skuadër nuk është vetëm 11 lojtar dhe një trajner… është të gjithë këta faktorë të marrë bashkë”.
“Vetëm kështu krijohet një skuadër e madhe dhe e pamposhtur, vetëm kur ka harmoni”.