Kritika te Reali

0
Gjigandi

Kritika te Reali.

Nuk ka lajme të mira nga Madridi, aty ku trajneri Zinedine Zidane dhe sulmuesi Gareth Bale kanë thyer rregullat e karantinës. Tekniku francez është kapur mat duke shkuar në rezidencën e tij në një fshat larg Madridit.

Zidane preferoi të kalonte pushimin e tij në qetësi larg zhurmës së kryeqytetit spanjoll. Tekniku shkoi te prona e tij e dytë, por ka anashkaluar faktin se Madridi është ende në karantinë, pasi konsiderohet zonë me rrezik të lartë.

Gjoba për teknikun mund të shkojë te 1500 euro, shifër e papërfillshme për fitimet marramendëse të Zidane. Tekniku nuk është i vetmi që ka thyer karantinën, pasi Bale ka zgjedhur të luajë golf këtë fundjavë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu