Kris Jenner thotë se Blac Chyna u përpoq ta vriste edhe Rob Kardashianin teksa ia ka vënë armën n…

0
Kris Jenner thotë se Blac Chyna u përpoq ta vriste edhe Rob Kardashianin teksa ia ka vënë armën n…
Gjigandi

Kris Jenner ishte e para nga familja Kardashian që ka dëshmuar në gjykatën e Los Angelesit mes një beteje me ish-partnerin e djalit të saj, Rob, Blac Chyna.

Pas dëshmisë se kërcënoi ta vriste Kylie Jennerin, ajo ka thënë se modelja ia vuri armën në kokë edhe djalit të saj, Rob Kardashian.

“Ajo (Chyna) u përpoq t’ia fuste armën në kokë Robit”, tha mamaja, 66-vjeçe, ndërsa ishte në prag të lotëve. “Vajzën time (Kim Kardashian) 60 ditë më parë, e futën në një vaskë, e grabitën me armë. Unë u traumatizova nga kjo. Vajza ime pothuajse ishte e vdekur”.

Kriss Jenner (Foto: Getty Images)

RonaTyra

“Chyna tha se ishte një shaka arma e tërhequr në kokën e djalit tim. Unë u traumatizova dhe nuk ishte shaka”, vazhdoi Jenner.

“Unë jam nënë dhe përgjegjësia ime është të kujdesem për të gjithë”, vazhdoi më tej ajo.

Jenner gjithashtu pohoi se çifti i atëhershëm ishte nën ndikim gjatë zënkës së tyre, duke shtuar: “Është një temë e vazhdueshme në marrëdhënien e tyre – pirja, droga”.

Blac dhe Rob (Foto: Getty Images)

Blac, 33-vjeçare i ka dërguar “Kardashians-Jenner” në gjykatë për pretendimet se familja përdori fuqinë e saj për të njollosur reputacionin e saj dhe për të parandaluar mundësitë financiare pasi dyshohet se tentuan të anulonin sezonin e dytë të “Rob & Chyna”.

Yjet e “Kardashians” i kanë mohuar akuzat , duke pretenduar se thjesht donin të mbronin Robin, 35-vjeçar.

Chyna dhe Rob kanë një vajzë 5-vjeçare Dream.

Kriss Jenner, Kylie dhe Khloe (Foto: Getty Images)

Modelja amerikane gjithashtu ndan djalin nëntëvjeçar, King, me Tygan, i cili kishte edhe edhe i dashuri i Kylie Jenner.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu