Kris Jenner dha një dëshmi në gjykatë të enjten, duke pretenduar se ish-partnerja e Rob Kardashian, Blac Chyna, kërcënoi një herë se do të vriste Kylie Jenner.
Ndërsa ishte në tribunë në Los Angeles të enjten, mamaja dëshmoi se ishte “alarmuar” vite më parë kur Kylie dhe i dashuri i atëhershëm, Tyga, i treguan asaj për kërcënimin e supozuar, shkruan
PageSix
.
Kris shtoi se Tyga i tha asaj në shumë raste se Chyna dyshohet se u përpoq ta lëndonte fizikisht atë me thikë.
Tyga dhe Blac Chyna (Foto: Getty Images)
“Sigurisht që ishte alarmante, por ne thjesht e mbajtëm në familje”, dëshmoi Kris, duke thënë se nuk e raportuan incidentin e supozuar në polici.
Chyna, 33-vjeçare, u takua me Tyga, 32-vjeç, nga viti 2011 deri në vitin 2014.
Më pas ai u takua me Kylie, 24-vjeçare, nga 2014 deri në 2017, ndërsa Chyna vazhdoi me Rob, 35-vjeçar, në 2016.
Modelja ndan djalin nëntëvjeçar, King, me Tyga dhe vajzën pesëvjeçare, Dream, me Rob.
Tyga dhe Kylie Jenner (Foto: Getty Images)
Gjatë dëshmisë së saj të mërkurën, Chyna pretendoi se ishte ende në një lidhje me Tygan kur Kylie filloi të takohej me të në 2014.
Kris më vonë u pyet nga avokatja e Chyna, Lynne Ciani, nëse ajo ishte e shqetësuar për lidhjen e Robit me të njëjtën grua që dyshohet se e kërcënoi Kylien.
“Nuk pata ndonjë reagim të madh”, tha Kris. “Kishte thjesht shumë dramë . dhe unë jam mësuar me këtë në familjen time”.
Blac dhe Rob Kardashian (Foto: Wire Image)
Chyna ka paditur Kris, Kim, Khloe dhe Kylie për 40 milionë dollarë për humbje të të ardhurave dhe më shumë se 60 milionë dollarë për fitime të ardhshme.
Ajo pretendon se familja e famshme përdori fuqinë e saj për të njollosur reputacionin e saj dhe për të parandaluar mundësitë financiare pasi dyshohet se tentuan për të anuluar sezonin e dytë të “Rob & Chyna”.
/abc24.al/
Blac Chyna dhe Kylie Jenner (Foto: Arkiv/Screenshot)