Ervin Goxhaj, kreu i degës nr 4 në Tiranë të Partisë Demokratike i ka konsideruar mediat ‘hiena’ që paguhen nga qeveria për të dëmtuar PD-në.
Sipas Gonxhajt, mediat që shkruajnë se krerët e degëve paguehn për të mbrojtur Bashën po raportojnë gënjeshtra e mashtrime.
Ai shton se kryetaret e degëve zgjidhen nga anëtarësia dhe nuk janë rrogëtare te partisë.
“Për t’ju përgjigjur gënjeshtrave dhe mashtrimeve qe vijnë nga ata qe janë te interesuar për shkatërrimin e PD, kryetaret e degëve zgjidhen nga anëtarësia dhe nuk janë rrogëtare te partisë, po me leket e tyre paguajnë edhe shërbimet ne funksion te partisë. Oligarkët e qeverisjes tone ushqejnë hienat qe janë lëshuar neper televizione te dëmtojnë PD,”-
shkruan Goxhaj