Drejtori i Burgjeve Agim Ismaili ka deklaruar sot ne Komisionin e Sigurise se me Izet Haxhine nuk ka ndodhur asnje ngjarje qe ta kete cenuar jeten e tij. Gjate seances se Komisionit te Sigurise deputeti Spartak Braho, i drejtoi një pyetje Ismailit, ku i kërkonte të dinte se çfarë ka ndodhur me Izet Haxhinë, pas akuzave të këtij të fundit se kërkuan ta ele.minojnë gjatë transferimit në gjykatë pak ditë më parë. Per këtë ngjarje Ismaili u shpreh se gjatë transferimeve nuk ka pasur incidente. “A duan ta vr.asin Izet Haxhinë? Kush e shoqëroi atë tek kr.imet e Rënda? Si ndodhi ky aksident?”- e ka pyetur Braho. “Nuk ka pasur asnjë lloj aksidenti dhe asnjë lloj incidenti. Transportimi ka rregulla dhe aksidente të tilla nuk mund të ndodhin. Për Izet Haxhinë, ka një program masash si për çdo të b.urgosur që shoqërohet me polici shteti e polici bur.gjesh dhe nuk ka pasur asnjë aksident,”- tha Ismaili.