“Po” për Shqipërinë por me pas presion qeverive per reforma – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Eurodeputetja shqiptare Arba Kokalari kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por më pas presion nga BE për qeveritë me qëllim implementimin e reformave.     Në një postim në “Facebook”, Kokalari shkruan se zgjerimi i BE-së ka qenë një nga projektet më të suksesshme dhe se miliona njerëz kanë dalë nga varfëria. Ajo përshkruan situatën me Francën e cila ka nxjerrë pengesa për çeljen e negociatave dhe thotë se Suedia, vendi ku është zgjedhur deputete e Parlamentit Europian duhet të shtyjë ministrat e BE të thonë “po” hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.     MESAZHI I PLOTË I ARBA KOKALARIT DEPUTETE E PARLAMENTIT EUROPIAN       Zgjerimi i Bashkimit Europian ka qenë një nga projektet më të suksesshme. Ish-vendet komuniste të Evropës janë kthyer në vende me ekonomi të lirë, demokratike dhe natyrisht pjesë e Evropës. Miliona njerëz kanë dalë nga varfëria.     Këtë javë ministrat e Bashkimit Europian do të takohen të vendosin në qoftë se BE do të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mes të tjerash Franca ka nxjerrë pengesa, Suedia duhet të shtyje ministrat e BE të thonë ‘PO’ hapjes se negociatave me të dyja këto vende. Pastaj e domosdoshme është të ushtrohet presion nga qeveritë e këtyre vendeve të implementojnë reformat demokratike.     Asnjë vend nuk duhet të bëhet anëtar i BE pa implementuar demokracinë, luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e ligjit (kriteret e Kopenhangenit). BE duhet të rrisë kërkesat për demokracinë dhe duhet të ketë limite të përcaktuar qartë për gjithë vendet e BE. Megjithatë BE duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit që të ndihmojnë veten e tyre   Me demokraci të stabilizuara ne Ballkan ne do të kemi një Europë me të sigurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu