Juristi Kreshnik Spahiu tha për “Top Talk” se Lulzim Basha është produkt korrupsioni dhe se Amerika duhet ta shpallë non grata. Ai gjithashtu aludoi edhe për probleme mendore të Bashës.
Sipas Spahiut, Sali Berisha dhe Lulzim basha nuk kanë ndonjë ndryshim nga njëri-tjetri, pasi Basha është produkt i Berishës. Partia i përkiste një individi të vetëm dhe pas largimit të tij nuk kemi më parti, shtoi më tej.
“Ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të reflektojnë këtë rezultat zgjedhor dhe ndoshta të shkojnë drejt hapit për të shpallur non grata Lulzim Bashën, njësoj si Sali Berisha, sepse asgjë nuk e ndan në të shkuarën e tij Luzlim Bashën me Sali Berishën. Lulzim Basha është produkt i atij korrupsioni dhe atij mekanizmi që ndërtoi Sali Berisha, prandaj ne jemi sot ktu ku jemi se nuk kishim një parti demokratike po kishim parti të një individi. Me largimin e atij individi nuk kemi më parti dhe ky është realiteti. Amerikanët nuk e kuptuan që ajo parti nuk vlente më. Më mirë të shpallnin non garata partinë dhe gjithë grupin drejtues ta nxirnin nga qarkullimi. Sa më shpejtë të bie Partia Demokratike aq më shpejtë mund të bie rrotacioni dhe largimi i partisë socialiste nga pushteti
” u shpreh Spahiu.
Përveç pjesës politike Kreshnik Spahiu hodhi aludime edhe në shëndetin mendor të Lulzim Bashës. Deklarata e Lulzim Bashës se ‘unë nuk kam humbur vetëm kam fituar’, pavarësisht pesë humbjeve radhazi, bëri që analisti Spahiu të arrijë në përfundimin se ai ka probleme psiqike.
Ai theksoi se vetëm një person me probleme psiqike mund të bëjë deklarata se nuk ka humbur edhe pse në të pestën herë radhazi.
“Është një njeri i dështuar dhe unë që e njoh personalish nga afër vë në dyshim intelektin e tij. Ai ka probleme serioze, vetëm një njeri me probleme psiqike mund të dali pas pesë humbjesh dhe të thotë se unë nuk kam humbur por vetëm kam fituar”
, shtoi më tej Spahiu.