Efekti frenues i rritjes së çmimeve/ Sociologët: Njerëzit të frikësuar përballë shpenzimeve, kriz…

0
Efekti frenues i rritjes së çmimeve/ Sociologët: Njerëzit të frikësuar përballë shpenzimeve, kriz…
Gjigandi

Prej muajsh ne të gjithë po hasemi me çmime, që vetëm rriten. Dhe realiteti e pohon të njëjtën gjë. Po çfarë pasojash sjell kjo situatë për ne?

Me çfarë mendimesh e nisim një ditë të re. A shihet dritë në fund të këtij tuneli shkaktuar nga pandemia e çmimeve?

“Në gjithë këtë situatë ne po i referohemi ekspertëve të ekonomisë. Por ne jemi qenie njerëzore. E rritja e çmimeve ndikon në aspektin psikologjik dhe social. Stresi rëndon veçanërisht  tek ata që kanë të ardhura të pakta. Ata i mundon e ardhmja e afërt. Tek të rinjtë gjithashtu, që po e gjejnë zgjidhjen duke u larguar nga vendi. Kjo rëndon tek meshkujt që shihen si burimi kryesor i të ardhurave në familje.

Në aspektin social prodhon efekt frenues. Stepesh të bësh planet që ke, si shkollim i mirë për fëmijën, blerja apo marrje kredie për një shtëpi. Ekspertët nuk duhet vetëm të evidentojnë krizën, por të japin zgjidhje për të. U takon vetëm atyre ta bëjnë këtë, si dhe politikës, të dy krahëve të saj, pozitës e opozitës”,

shpjegon sociologia Marsida Simo.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu