Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë sot se i kanë në dispozicion vetëm dy aparatura për koronografi.
Ai tha se listat e pritjes janë të gjata dhe se synojnë që brenda këtij viti ato t’i zvogëlojnë deri në 50% pritjet në lista.
“Synimi ynë është që brenda këtij viti në shumicën e klinikave të reduktojnë listat e pritjes në 50%, që nënkupton edhe zvogëlimin e numrit të pacientëve por edhe shkurtimin e kohës së pritjes për këto lista”,
tha ai.
Krasniqi dha shifra edhe për shërbimet e koronografisë që janë ofruar nga ShSKUK nga viti 2018.
“Sa i përket koronografisë dhe operacioneve në zemër që janë dy fusha të ndërlidhura, kemi bëtë një analizë të statistikave rezulton që në vitin 2018 janë realizuar 2517 koronografi, në vitin 2019, 3335, ndërsa në vitin e kaluar janë realizuar 2524 koronagrafi”,
tha Krasniqi.
“Mos të harrojmë që në nivel të ShSKUK-së ne kemi në dispozicion dy aparate të koronografisë dhe me këto aparate realizohen të gjitha këto shërbime”,
deklaroi më tutje ai.