Kosovë, kufizimet mund të kthehen/ Në pikat kufitare nuk po respektohen masat e sigurisë

0
Gjigandi

Në ditën e parë të hapjes së plotë të pikës kufitare të Vërmicës, qytetarët sërish janë përballur me radhë pritjesh.

Mëngjesin e së hënës pritjet e qytetarëve për të kaluar nga Morina në Vërmicë kanë zgjatur rreth një orë, derisa janë parë tollovi njerëzish të cilët nuk e kanë respektuar distancën dhe mbajtjen e maskës gjatë pritjeve për të matur temperaturën dhe simptomat e tjera për koronavirus.
Për të parë mbarëvajtjen e procesit të kontrolleve mjekësore vizitë në Vërmicë bëri Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bashkë me drejtorin e Institutit të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.
Zemaj kërkoi nga stafi mjekësor që të mos pranojnë qytetarë pa maska. Ndërsa Ramadani tha se virusi nuk e ka më fuqinë e njëjte por shtoj se nëse nuk respektohen masat atëherë vendi do të rikthehet në situatën e mëhershme dhe do të merren masa më rigoroze.
Deri tani Kosova ka hapur vetëm një pjesë të kufijve. Me Shqipërinë vazhdojnë të jenë të mbyllur kufiri i Qafës së Prushit dhe Qafë Morinës.
 

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu