Kosova merr pjesë në Festivalin e Filmit Frankofon në Romë me “Luaneshat e Kodrës”

0
Kosova merr pjesë në Festivalin e Filmit Frankofon në Romë me “Luaneshat e Kodrës”
Gjigandi

Kosova bëhet e ditur se do të marrë pjesë në Festivalin e Filmit Frankofon në Romë.

Vendi ynë pritet të përfaqësohet nga filmi “Luaneshat e Kodrës” i regjisores Luana Bajrami, që tashmë ka fituar shumë çmime ndërkombëtare.

Kjo është njoftuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali në një postim të shpërndarë në faqen e tyre në Facebook.

Postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):

“Kosova merr pjesë në Festivalin e Filmit Frankofon në Romë!

RonaTyra

Të gjithë ju që gjendeni në Romë do të keni mundësi të shihni filmin kosovar që do të shfaqet gjatë Festivalit të Filmit Frankofon, i cili organizohet nga data 10 – 18 mars 2022.

Këtë vit, Kosova do të përfaqësohet nga filmi “Luaneshat e Kodrës” i regjisores Luana Bajrami, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.

Filmi do të shfaqet në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze, me 13 Mars 2022 në ora 18:30 në Institutin Francez Centre Saint – Louis.

Hyrja është pa pagesë, ndërsa kërkohet Super Green Pass dhe maskë FPP2″. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu