Koronavirusi, bilanci botëror/ 642 mijë viktima dhe rreth 16 milionë të infektuar

0
Gjigandi

Sipas Worldometers, numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka kapur shifrën 16 milionë, përkatësisht 15,945,330.

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 642,776.
Bilanci më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 148,490 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 85,385, Britania e Madhe me 45,677, Franca me 30,192 , Italia me 35,097dhe Spanja me 28,432. Ndërkaq, në Kinë, numri total i vdekjeve është 4,634.
Në Shqipëri janë shënuar 128 viktima dhe janë regjistruar 4,570 të infektuar.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 9,742,879 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 5,4 milionë raste aktive që presin të shërohen.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu