Tetë raste të reja jane konfirmuar me koronavirus në Berat. Një prej të infektuarme mesohet se është efektiv policie, si dhe një mësuese anglishte në një nga shkollat e qytetit.
Nderkohe katër nga personat e prekur janë të afërmit e një të burgosuri, i cili ka rezultuar me Covid-19.
Dy prej tyre rreth janë një çift të moshuarish, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.
Pozitivë kanë rezultuar edhe fqinjët e një 45-vjeçareje të konfirmuar pozitivë më parë.
Në qytetin e Mallakastrës është konfirmuar pozitive një grua nga Ballshi e cila është shtruar në spitalin infektiv.