Këngëtari i njohur shqiptar, Korab Shaqiri përveç muzikës është i përfolur edhe për jetën e tij private.
Artisti dhe krijuesi i shumë hiteve pritet të bëhet baba për herë të dytë.
Kështu ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Lulkaçela Jashari gjatë një intervistë në emisionin “#Gjesi” në T7.
Foto: Korab Shaqiri/Instagram
Jashari, e cila është një stiliste dhe profesorësh në akademi ka folur rreth punës dhe organizimit të edicionit të 20-të të “Prishtina Fashion Night” që pritet të mbahet në verën e këtij viti.
Foto: Korab Shaqiri/Instagram
Gjatë intervistës, Lulkaçela zbuloi gjithashtu se është në pritje të ëmbël dhe krahas angazhimeve profesionale fokusi i saj është edhe ndaj jetës private.
“Jam në pritje të fëmijës së dytë dhe duhet tani të punoj sa më shumë sa kam mundës”, është shkrehur bashkëshortja e këngëtarit.
Foto: Korab Shaqiri/Instagram
Ndërkohë, kujtojmë që Korabi dhe Lulkaçela janë të martuar prej vitesh dhe janë prindër të një djali.
/abc24.al/