Kontrata faranoike e Mbappé, ylli i PSG do të fitojë 201 mijë euro çdo ditë

0
Kontrata faranoike e Mbappé, ylli i PSG do të fitojë 201 mijë euro çdo ditë
Gjigandi

“Une fin heureuse” (një fund i lumtur), – shkruan PSG. Fundi i lumtur në telenovelën për rinovimin e Kylian Mbappe si për klubin e Al Khelaifi, ashtu edhe për sulmuesin francez që dukej një hap larg Real Madridit. Një zgjedhje zemre? Po, jo, ndoshta. Sepse në këtë histori, paratë kanë vendosur, madje shumë.

Zyrtarisht nuk dihen ende shifrat e marrëveshjes që lidh lojtarin me klubin edhe për tri vite të tjera. Është shkruar për një bonus nënshkrimi prej të paktën 100 milionë eurosh, plus 100 milionë euro në vit pagë neto. Numra në të vërtetë të çmendur. Një total prej 220 milionë euro në tri vite.

Pra, le të bëjmë shpejt llogaritë në xhepin e Mbappé. Për një periudhë 3-vjeçare, pra, 1095 ditë në total (përfshirë festat), ylli francez do të fitojë 201 mijë euro në ditë, 8375 euro në orë, 2,32 euro për sekondë.

Me pak fjalë, me çdo mbyllje syri, me çdo frymëmarrje kampioni i PSG-së fiton të paktën një euro. Dhe e gjitha kjo pa llogaritur të ardhurat e tij nga të drejtat e imazhit dhe sponsorët. Tani, le t’i krahasojmë fitimet e tij me “të përditshmen”.

Me një angazhim gjigant të këtyre përmasave, çfarë mund të blinte Mbappé? Le të hamendësojmë brenda llogarive të sakta: një Ferrari Roma (200 mijë euro nga lista), 13 Panda, 238 i-Phone 13 (nga 839 euro) çdo ditë. Ai do të mund të blinte një apartament në qendër të Milanos me vlerë 1.4 milionë euro çdo javë, 62 jahte 30 metra (vlera mesatare 3 milionë) në tri vite.

RonaTyra

“Doja të njoftoja se kam zgjedhur të vazhdoj kontratën time me Paris Saint-Germain dhe jam shumë i lumtur, – ishin fjalët e zgjedhura nga Mbappe për të njoftuar rinovimin e tij. – Jam i bindur se mund të vazhdoj të rritem brenda një klubi që i ka të gjitha mjetet për të arritur nivelet më të larta”. Fund më të lumtur se kaq, a mund të kishte.?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu