Konfirmohen dy variante të Omicron në Shqipëri

0
Konfirmohen dy variante të Omicron në Shqipëri
Gjigandi

Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri ka konfirmuar sot praninë e varianteve të reja të coronavirusit, BA1 Omicron dhe BA2 Omicron. 

ISHP njofton se dy variantet BA1 i Omikron dhe BA2 janë të pranishme në Shqipëri, pas analizimit të 556 mostrave.

Sipas rezultatit të testimeve të mbërritura nga Gjermania, 86% e mostrave të dërguara ishin me variantin BA2.

“Shpërndarja e rasteve BA2 është më e lartë në komunitet krahasuar me rastet spitalore. Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë”, thotë ISHP në një deklaratë për mediat.

Sipas ekspertëve vaksinimi është mbrojtja më e mirë për të mbrojtur nga të gjitha variantet e Covid-19.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu