Rama: Dua të falenderoj Milvën dhe Edonën sepse së bashku kanë koordinuar gjithë punën. E pamë të udhës të shoqëronin nxjerrjen e raportit antikorrupsion me këtë konferencë sepse është shumë e rëndësishme të ndajmë më publikun edhe vështirësitë e të vendosim në një prespektivë këtë sfidë të vazhdueshme që nuk mbaron kurrë.
Në asnjë shtet të botës korrupsioni nuk është zgjidhur përfundimisht por ndërkohë për të kuptuar se Shqipëria ka filluar të ndahet shumë qartë në një fazë kur korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt të tij me të.
Nuk ka qenë deri përpara 30 vjetësh por ka qenë deri përpara pak vitesh kur shërbimet më bazike qytetarët duhet të qëndronin ën radha shumë të gjata në shi apo në diell.
300 mijë kontakte zhvilloheshin në muaj mes qytetarëve dhe shtetit ku kishte arbitraritet të vazhdueshëm e mungesë të plotë cilësie në shërbim e zvarritje me para nën dorë. Nga nga tjetër për të kaluar në zemrën e sistemit, ishte I kapur nga kanceri I një drejtësie thellësisht të korruptuar e gjerësisht të kalbur, të transformuar në një pazar ku e drejta shitej dhe blihej.
Tërësia e sistemit e bënte të pamundur që njerëzit e ndershme të promovoheshin. Kështu ne u fokusuam në dy drejtime, në performimin e sistemit të drejtësisë dhe të sistemit të shërbimeve.
Për diçka biem dakord që të gjithë, kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë, se do të vinte dita që askush nuk do të ndjehej I paprekshëm dhe që anëtarë qeverie do të merreshin në hetim e do të akuzoheshin nga një prokurori e ndarë nga politika dhe e fokusuar nga misioni I saj për të bërë drejtësi.