Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Vdekja e të riut në stacionin e policisë së Kavajës mund të parand…

0
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Vdekja e të riut në stacionin e policisë së Kavajës mund të parand…
Gjigandi

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka shpërndarë sot një qëndrim zyrtar për rastin e vdekjes së të riut Ilvi Meta në stacionin e policisë së Kavajës.

Pasi dërgoi një ekip vëzhguesish për të verifikuar në vend këtë ndodhi të dyshuar si vetëvrasje, KShH ka konstatuar se ngjarja tragjike mund të parandalohej.

“Në librin e dorëzimit të shërbimit, punonjësi përgjegjës (polici) ka identifikuar rrezikun për tentativë vetëvrajse të këtij shtetasi, kontrolli mjekësor ndaj tij duhej të ishte realizuar menjëherë pas konstatimit të këtij fakti”, ka thënë KShH.

Gjithashtu, sipas komitetit, kushtet e dhomës së sigurisë ku ishte vendosur i ndjeri Ilvi Meta nuk i përmbushnin standarded.

KShH shpreh shqetësimin se rasti në fjalë nuk është një rast i izoluar.

RonaTyra

“Institucionet eprore si dhe ato ku mbahen shtetasit e ndaluar apo të arrestuar si dhe persona që ndodhen në ambientet e paraburgimit apo në burgje, duhet të kujdesen në mënyrë të veçantë për masat e sigurisë dhe respektimin e tyre, me qëllim garantimin e shëndetit dhe jetës së këtyre shtetasve”, ka thënë Komitetit.

“Është përgjegjësi e tyre dhe personave të ngarkuar me këtë detyrë, të zbatojnë në mënyrë korrekte dhe me vigjilencën e duhur, ligjet dhe aktet nënligjore ku përcaktohen masat parandaluese të sigurisë që duhet të merren, nënshtrimin e këtyre personave ndaj kontrollit mjekësor si dhe realizimin e kontrolleve periodike, për zbatimin e duhur të kuadrit ligjor”, ka shtuar KShH.

KShH, i sugjeron organit të prokurorisë që të zhvillojnë hetime të plota, objektive dhe të gjithanshme, për zbulimin e së vërtetës dhe vënien para përgjegjësisë të personave që me veprimet apo mosveprimet e tyre nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore përkatëse.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu