Pas diskutimeve të shumta, me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar raporti përfundimtar që do i paraqitet Parlamentit në seancë plenare duke mbyllur kështu veprimtarinë e Komisionit Hetimor për Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
“Ky komision hetimor nuk pati fatin e shumë komisioneve të tjera hetimore që janë ngritur për problematika e përplasje të caktuara institucionale e politike më parë. Është i pari komision që miraton një produkt përfundimtar që respekton ligjin për komisionet hetimore. Produkti që do votojmë sot ka jo vetëm konkluzionet e hetimet dhe provat, por ka dhe propozime konkrete për zgjidhjen e çështjes”, u shpreh kreu i Komisionit, Ulsi Manja.
Më tej shtoi:
“Po aq e vërtetë është fakti që masa e kësaj shkelje në fakt e tejkalon tagrin e kompetencat e këtij komisioni hetimor sa kohë s’kemi një praktike e standard të elaboruar të gjykatës Kushtetuese se kush do konsiderohet shkelje e rëndë që do e çojë Kuvendin në procedurë votimi për shkarkimin. Ky komision ka shtruar rrugën për seancën plenare që kurrsesi nuk kushtëzohet nga gjetjet tona si komision hetimor, do japë jo vetëm një vlerësim mbi provat dhe vlerësim politik.”
Burimi: top-channel.tv