Koka: Opozita e Bashës më e lodhura, nëse bashkohet mandati i katërt do jetë vetëm ëndërr

0
Koka: Opozita e Bashës më e lodhura, nëse bashkohet mandati i katërt do jetë vetëm ëndërr
Gjigandi

Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se opozita më e lodhur ndonjëherë ka qenë ajo e Lulzim Bashës.

Ai tha se po të mos ishte Basha në krye të opozitës dhe të kishte një bashkim, në 25 prill mund të flitet edhe për një qeverisje ndryshe.

Ai shtoi se me një opozitë të re dhe të bashkuar në 2025 mandati i katërt i Ramës do të duket një ëndërr dhe jo një realitet.

Koka:

Opozita më e lodhur ka qenë ajo e Bashës dhe më e marketuar. Me të gjitha problematikat që kishte kjo opozitë me Bashën arriti që në 25 prill të prodhonte 730 mijë vota dhe partia në pushtet ka sot 760 mijë vota. Pra, diferenca është 30 mijë vota. Nuk po i futem analizës që po të dilnin në një listë të përbashkët sepse mund të flisnim për një qeverisje ndryshe. Me këto kushte opozita prodhoi këtë rezultat. Po sikur t’i hiqnim Bashën dhe të ishte një opozitë e njerëz që duan opozitë serioze.

RonaTyra

Berisha ka treguar se me një Facebook

e ka pasur opozitën më të fortë se e gjithë opozitë dhe Basha. Kjo do të rikthente opozitën si koncept sidomos në këto 4 vitet e fundit. Kushdo që mendon se vendit i duhet jë opozitë dhe kauzat që do të përfaqësojë ajo, janë ato të qytetarëve, atëherë do të bëhet një forcë që do të rivalizojë pushtetin. Një PD e unifikuar, shto këtu edhe aleatët, në disa zona u tregua në 6 mars, padiskutim duke filluar nga 2023 do të shohim një reflektim të kësaj energjie të re. Besoj se në 2025 ajo që dukej e pamundur, një mandat i katërt i Ramës të jetë vetëm një ëndërr dhe jo një realitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu