Koha më e mirë për të shkuar në palestër

0
Gjigandi

Përgjithësisht kemi dëgjuar se orari më i mirë për të bërë palestër, vrap ose stërvitje është mëngjesi, pasi në orët e para të ditës ka më pak gjasa të kemi detyrime të tjera dhe ushtrimet fizike bëhen pjesë e rutinës sonë më thjeshtë.

Për më tepër besohet se kur bëhet palestër në mëngjes jemi më energjikë dhe produktivë gjatë ditës.

Por, nëse nuk jeni tip mëngjesor dhe e keni thjesht të pamundur të zgjoheni që në orën 6 të mëngjesit kemi lajme të mira për ju. Sipas studimeve më të fundit është vërtetuar se trupi ynë performon më mirë, djeg më shumë kalori dhe lodhet më pak kur bëjmë ushtime fizike gjatë pasdites.

Sa më vonë që të bëjmë palestër aq më shumë trupi ynë është i aktivizuar dhe ndjen më pak lodhje nga ushtrimet.

Sipas shkencëtarëve kjo që ndodh, sepse temperatura e trupi vjen duke u rritur gjatë ditës dhe arrin kulmin e saj pasdite.

RonaTyra

Duke u stërvitur në mënyrë të përsëritur pasdite, studiuesit vëzhguan se performanca e atletëve rritej dhe se në mëngjes trupi e kishte më të vështirë të jepte maksimumin e vet.

Pra, në qoftë se jeni një njeri me shumë punë, mos e torturoni veten të zgjoheni shumë herët në mëngjes, më mirë bëni palestër në orët e vona të pasdites.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu