Emri/ Zbulohet arsenal armësh në Elbasan, arrestohet 37-vjeçari

0
Gjigandi

Policia e Shtetit ka zbuluar një bazë armësh në qytetin e Elbasanit, të cilat i përkisin një 37-vjeçari.

Konkretisht bëhet fjalë për  Ruis Gaxhi,në banesën e tij në lagjen Gurabardhi, u gjetën 4 kallashë, ku dy prej tyre ishin me silenciator, 3 pistoleta me silenciator, dy mina të gatshme për shpërthime, tritol, 4 celularë, dhe një sasi plumba blindëshpues. Pas gjetjes së këtyre provave, bllutë e Elbasanit e kanë arrestuar 37-vjeçarin.

Përmes një konferencë për mediat, drejtori i Policisë e Elbasanir Ardian Çipa, ka theksuar se Gaxha është një person me precedentë penalë, pasi rezulton dënuar për drogë në Belgjikë.

Ai do të akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioni luftarak”.

Gjithashtu edhe banesa e tij është sekuestruar nga Policia.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu