Deportivo la La Coruna-Fuenlabrada është ndeshja e vetme që nuk u luajt në Ligën e Dytë spanjolle për shkak se 6 nga pjesëtarët e stafit dhe futbollistë të Fuenlabradës dolën me Koronavirus pak orë përpara sfidës.
Në këtë mënyrë Deportivo ra një kategori më poshtë.
Ditën e djeshme janë mësuar edhe përgjigjet e futbollistëve të tjerë të skuadrës spanjolle dhe kanë rezultuar edhe 5 të prekur nga Koronavirusi.
Ata janë izoluar në një hotel.