Klubi gjerman nuk frikësohet

0
Gjigandi

Gjermani mbetet një nga vendet në Europë që e ka menaxhuar më mirë frenimin e përhapjes së koronavirusit. Një ndihmes kjo edhe për futbolpin vendas, i cili ka nisur stërvitjen dita-ditës. Tashmë janë disa skuadra të Bundesliga që stërviten në terren, teksa presin dritën jeshile për të rifilluar kampionatin.

Megjithatë duket sikur gjermanët kanë një besim të verbër te mjekët e tyre aq sa në disa raste edhe shkojnë përtej rrezikut. Kështu, deri më tani skuadra e Këlnit ka shënuar tre raste pozitiv në brendësi të ekipit por pa dhënë më tepër detaje.

Por kjo nuk e ka stepur aspak dëshirën e gjermanëve për të vijuar stërvitjen nën bekimin e stafit mjekësor.

“Ekspertët e vlerësojnë si të tillë që, për shkak të higjienës dhe masave të parandalimit të infeksionit në trajnimin në grup, ne mund të vazhdojmë të stërvitemi me ata që testuan negativisht siç kemi qenë,” tha mjeku i ekipit Paul Klein.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu