Oferta për shitjen e Newcastle raportohet se përballet me kundërshtimin e 10 klubeve të Premierligës, pasi Mike Ashley është afër përfundimit të marrëveshjes.
Konzorciumi i mbështetur nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, është duke pritur të dëgjojë nëse oferta e tyre prej 300 milionë paundë do të pranohet nga Premierliga.
Por ka shqetësime në rritje nga skuadrat e tjera të ligës rreth kësaj çështjeje dhe ata tani mund të kërkojnë nga Premierliga të bllokojë ndryshimin e pronësisë.
Raporti i “The Sun” thotë se shqetësimet janë në lidhje me pretendimet që lidhen me problemin e princit me piraterinë.
Dokumentet ligjore të marra nga shefat e Premierligës sugjerojnë që Arabia Saudite po mbështeste “beoutQ”, një platformë që u zbulua se po transmetonte ilegalisht ngjarje sportive, duke përfshirë ndeshjet e futbollit anglez..