Dervishi edhe një vit mbetet në Gostivar

0
Gjigandi

Enis Dervishi e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Gostivarit. Marrëveshja e re është edhe për një vit. Mbrojtësi i djathtë ka 22 vjet, ndërsa në mesin e gostivarasve kishte ardhur nga Teteksi.

“E vazhdova kontratën me Gostivarin edhe për një vit. E vazhdova sepse klubi ka ambicie të mëdha për të hyrë në elitën e futbollit vendor. Jam i kënaqur në Gostivar, ka një vit që jam këtu dhe ndihem shumë mirë. Shpresoj të realizohen qëllimet tona”, deklaroi Dervishi për news-tv.

Enis Dervishi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Rabotnickit dhe Shkëndijës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu