Klos/ Me shpejtësi skëterrë, makina përplaset me shtyllën dhe bëhet copash

0
Klos/ Me shpejtësi skëterrë, makina përplaset me shtyllën dhe bëhet copash
Gjigandi

Një aksident, i cili për pak sa nuk rezultoi fatal u shënua pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor nacional Burrel – Klos.

Një automjet tip Ford doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë elektrike.

Përplasja ka qenë e fuqishme duke e thyer shtyllën prej betoni, por, fatmirësisht, i riu, i cili ndodhej i vetëm në mjet nuk pati pasoja të rënda.

Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu