Klopp: Shaqiri s’është gati, mungon ndaj Evertonit

0
Gjigandi

Xherdan Shaqiri nuk pritet të jetë i gatshëm për duelin e së dielës që Liverpooli e zhvillon ndaj rivalit të qytetit, Everton.

Këtë e ka konfirmuar në konferencën për shtyp, Jurgen Klopp, i cili tha se futbollisti nga Zhegra ka stërvitur i vetëm dhe nuk është rikuperuar plotësisht.

“Shaqiri është i lënduar dhe nuk është gati, por ai është në rrugë të mirë për t’u rikthyer.

Xherdani ka stërvitur shumë, por jo rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës”, ka thënë Klopp në konferencën për media.

Tashmë është e ditur se Liverpooli e ka vënë në shitje përfaqësuesin helvet, porse kërkon 25 milionë euro për të hequr dorë nga ai, ndërsa Shaqiri duhet të pranojë ulje page, pasi momentalisht duke llogaritur edhe bonuset, paga e tij arrin shifrën 6 milionë euro.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu