Klopp s’e harron dot finalen e vitit 2018, përgatit revanshin ndaj Real Madridit

0
Klopp s’e harron dot finalen e vitit 2018, përgatit revanshin ndaj Real Madridit
Gjigandi

Jurgen Klopp dëshiron revanshin me Liverpool-in e tij në finalen e Champions-it më 28 maj, por për momentin e ka mendjen te Tottenhami i Antonio Contes, kundërshtari i radhës në Premier League.

Në prag të ndeshjes në “Anfield”, ai flet edhe për 28 majin në “Saint-Denis”, që do ta shohë përballë Real Madridit të Carlo Ancelottit. “Kur humbëm finalen e vitit 2018 në Kiev, – tha trajneri i “Reds”, – do të kisha dashur të luaja një tjetër një vit më vonë kundër tyre. Në vend të kësaj, ne kishim Tottenhamin, por në Madrid. Reali duket se është në fatin tonë”.

Prandaj, gjermani po e pret me padurim përballjen me “Los Blancos”, të cilët likujduan Manchester City me një përmbysje tjetër: “City m’u duk i pafat, por ajo që bëri Reali ishte e pabesueshme. Ata eliminuan PSG, Chelsea dhe City, e meritojnë të jenë në finale dhe pres një ndeshje të madhe. Por së pari kemi ndeshje të tjera për të luajtur, do të mendojmë për finalen nga data 22 deri më 28 maj”.

Ndërkohë, trajneri i Liverpool-it përpiqet ta fshehë zemërimin e tij për mënyrën se si do të shpërndahen biletat për finalen në “Stade de France”: “Kam lexuar që do të jenë 20 mijë për tifozët tanë dhe 20 mijë për Realin, por stadiumi ka një kapacitet prej 75.000 vende. Kujt do t’i shkojnë 35.000 biletat e tjera?”

Megjithatë, gjermani nuk beson se eliminimi nga Champions League mund të ndikojë te Manchester City në Premier League, ku skuadra e Guardiolës është një pikë përpara “Reds”, me katër ndeshje për t’u luajtur ende.

RonaTyra

Ai preferon të mendojë për Tottenhamin e Contes: “Është një test shumë i rëndësishëm kundër Spurs në ‘Anfield’. – Ata kanë shumë cilësi, nuk shqetësohen për ta pasur topin gjatë gjithë kohës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu