Influencuesja Chaney Jones shfaqi linjat e saj të bujshme të trupit në Instagram të premten, teksa pozoi me bikini ngjyrë kafe dhe çizme të markës “Yeezy”.
Kloni 24-vjeçar i Kim Kardashianit dukej e jashtëzakonshme në bikini ngjyrë kafe dypjesëshe, të cila theksonin të pasmet e saj të bollshme, në një pozë ku ajo u pa e shtrirë në tokë.
Në një fotografi ajo u kthye për të treguar të pasmet e saj mbresëlënëse, ndërsa kishte veshur një palë çizme të marrkës “Yeezy” për të mbështetur të dashurin e saj Kanye West, 44 vjeç – cili është themeluesi i markës në fjalë.
Flokët e saj të zeza ishin lënë thuajse të lirshme, ndërkohë që ajo i mbrojti sytë nga shkëlqimi i diellit, me një palë syze të errëta.
Në mbishkrimin e fotografive të shumta, ajo shkroi “lakuriq”, ndërsa u vërshua me komente lavdëruese nga ndjekësit e saj.
Kloni i Kimit dhe krijuesi i hitit “Donda” janë parë së bashku që nga fillimi i shkurtit.
Është e paqartë nëse reperi filloi të takohej me Jones në të njëjtën kohë kur ishte i lidhur me aktoren Julia Fox, 32 vjeçe, me të cilën u nda në fillim të këtij muaji pas një romance të shkurtër gjashtë-javore.
Kjo lidhje e re vjen pas përfundimit të divorcit të Kanyet nga Kimi.
/abc24.al/