Kjo javë më e nxehta e gjithë verës, ja 3 qytetet me temperatura ekstreme

0
Gjigandi

Vendi do vijojë të përjetojë temperatura përvëluese edhe këtë javë.

Pritet që temperaturat të kapin vlerën prej 41 gradë celsius deri të enjten ndërsa në fundjavë priten reshje shiu.

Parashikimi i plotë sipas meteorologëve:

Parashikohet që dy ditët më të nxehta do të jenë sot edhe nesër (e hënë dhe e martë), ku temperaturat do të arrijnë në 41 gradë në shumë zona kryesisht në qarkun e Elbasanit, Beratit. Edhe Gjirokastra do të shënojë temperature të larta. Madje edhe në zonat malore, Kopliku, Kukësi, Hasi do të regjistrojnë temperature nga 37 deri 39 gradë. Pak më freskët parashikohet që të jetë juglindja ku në Korçë  priten vlerat 34 gradë.

Parashikohet që ky mot të na shoqërojnë deri të premten, më pas pritet ndryshim i situatës pasi do ketë depërtim të masave ajrore të një mase të ftohtë, e cila vjen nga Evropa Lindore. Do kalojë nga qendra e kontinentit dhe më pas do zbresë në Shqipëri dhe në rajon duke sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave. Parashikohet që temperaturat të premten dhe në fundjavë të zbresin në të paktën 10 gradë, nga 41 gradë në 31 maksimalja në rang territori.

RonaTyra

Për sa i përket reshjeve, pritet një periudhë e gjatë deri ditën e premte ku i gjithë territori do të përfshihet nga rrebeshe shiu më të theksuara në veri dhe veri-perëndim të territorit ku nuk do të mungojnë dhe shkarkesat elektrike. Fundjava do jetë relativisht e freskët krahasuar me fundjavën e shkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu