Kjo është historia e një piktori, që do t’ju ndihmojë të reflektoni për jetën

0
Gjigandi

“Një burri iu kërkua të pikturonte një varkë. Ai mori bojërat dhe furçat e duhura dhe filloi ta lyente varkën me të kuqe të ndezur, sipas kërkesës së pronarit të saj. Ndërsa po lyente, vuri re një vrimë të vogël në varkë dhe e riparoi në heshtje. Kur mbaroi me lyerjen e saj, mori pagesën dhe u largua, por të nesërmen pronari i varkës shkoi në shtëpinë e tij me një çek shumë më të madh, nga sa kishin rënë dakord për pikturën. Mbi të gjitha, piktori ishte paguar një ditë më parë për aq sa kishin rënë dakord.

I habitur, piktori i tha: “Më keni paguar tashmë për pikturën në varkën tuaj, zotëri”.
“Ah, por kjo nuk është për pikturën, por për riparimin e vrimës në varkë“, – iu përgjigj pronari.
“Por ai ishte një shërbim kaq i vogël, sa nuk ia vlen të paguash një shumë kaq të madhe”, – i tha piktori.
“Miku im i dashur, – tha pronari, – më lejoni t’ju tregoj se çfarë ndodhi: Kur varka u tha nga bojërat, fëmijët e mi e morën atë dhe shkuan për peshkim. Ata nuk e dinin se kishte një vrimë dhe unë nuk isha në shtëpi në atë moment që t’ia thoja. Isha aq i dëshpëruar kur kuptova se kishin marrë varkën, e cila mund të ishte fundosur nga vrima në dyshemenë e saj. Imagjinoni pak lehtësimin dhe gëzimin tim kur i pashë të ktheheshin nga peshkimi. Pastaj, kur e pashë me vëmendje varkën, zbulova se ju e kishit riparuar vrimën në dysheme, duke shpëtuar jetën e fëmijëve të mi me veprën tuaj në dukje të vogël, por tepër të mirë”.

Pra, mësimi që marrim nga kjo histori, është se ne duhet të vazhdojmë të ndihmojmë, të mbështesim, t’i dëgjojmë me vëmendje të tjerët dhe të rregullojmë çdo gjë që kemi në dorë për ta rregulluar. Asnjëherë nuk i dihet se kur dikush do të ketë nevojë për ne, por duhet të tregohemi të vëmendshëm dhe bashkëpunues. Le të bëjmë një ndryshim duke shfaqur anën tonë më të mirë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu