Një 34-vjeçar i cili kishte vendosur lokalin në dispozicion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është arrestuar nga blutë e Tiranës.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Gaminator 2”, u arrestua I. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga ky shtetas, në rrugën “Muhamet Deliu”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy makineta që shërbejnë për lojërat e fatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.