Gjatë ditës së djeshme, janë zhvilluar kontrolle të imtësishme në burgjet e sigurisë së lartë, për gjetjen e sendeve që nuk lejohen në ambientet e vuajtjes së dënimit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në burgjet e Peqinit dhe të Burrelit, u gjetën dy pajisje që dyshohet se përdoreshin nga të dënuarit për të bërë telefonata. Bëhet fjalë për aparatura që ishin përshtatur të bënin pjesën e celularit.