Kina lëshoi të dielën një raketë që mbante tre astronautë në një mision, për të përfunduar ndërtimin e stacionit të saj të ri hapësinor, momenti historik i fundit në përpjekjen e Pekinit për t’u bërë një fuqi e madhe hapësinore.
Treshja u nis në një raketë Long March-2F në nga qendra e lëshimit Jiuquan në shkretëtirën Gobi të Kinës veriperëndimore, tha transmetuesi shtetëror CCTV, ndwrsa ekipi do të qwndrojw gjashtë muaj pwr tw zgjeruar stacionin hapësinor Tiangong.
Tiangong, që do të thotë “pallat qiellor”, pritet të bëhet plotësisht funksional deri në fund të vitit.
Programi hapësinor i Kinës, i promovuar shumë, tashmë ka zbarkuar një rover në Mars dhe të dërgojë sonda në Hënë.
Ekuipazhi Shenzhou-14 ka për detyrë “përfundimin e montimit në orbitë dhe ndërtimin e stacionit hapësinor”, si dhe “komisionimin e pajisjeve” dhe kryerjen e eksperimenteve shkencore, tha të shtunën CGTN shtetërore.
Të udhëhequr nga piloti i forcave ajrore Chen Dong, 43 vjeç, sfida kryesore e ekuipazhit prej tre personash do të jetë lidhja e dy moduleve laboratorike të stacionit me trupin kryesor.
Dong, së bashku me pilotët e tjerë Liu Yang dhe Cai Xuzhe, do të bëhen ekuipazhi i dytë që do të kalojë gjashtë muaj në bordin e Tiangong pas kthimit të fundit në tokë në prill pas 183 ditësh në stacionin hapësinor.