Që prej orës 11:00 Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim po zhvillon një takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta.
Nuk dihet ende tema konkrete e takimit por në fokus do të jenë zhvillimet politike, reforma zgjedhore si dhe platforma e Presidentit Meta me 14 pika, e cila u publikua rreth një javë më parë.
Ndërkohë presidenti Meta pritet të dalë në një konferencë, ku mund të zbulojë detaje nga ky takim.
Shkruar nga: top-channel.tv