Ajo e kaloi mëngjesin e së dielës duke parë ndeshjen e futbollit të djalit Saint në Los Angeles me ish-burrin e saj, Kanye West dhe dy fëmijët e tyre të tjerë North dhe Chicago.
Por ishte zgjedhja e shapkave të Kim Kardashianit që kishte veshur gjatë ndeshjes së futbollit ajo që mori vëmendjen, shkruan
DailyMail
.
Sipërmarrësja miliardere, 41 vjeçe, zgjodhi një palë shapka të markës “Balenciaga” në vlerë prej 450 dollarësh (407 euro).
Shapkat e prodhuara në Itali, përbëhen nga pjesa e sipërme dhe tabani prej gome.
Të mbathurat aktuale të mamasë së katër fëmijëve janë shumë larg nga të preferuarat e saj të mëparshme – shapkat “Yeezy”- të dizajnuara nga kompania e ish-burrit të saj, Kanye West.
Muajin e kaluar, Kim pozoi për një fushatë reklamuese për “Balenciaga”, së bashku me Justin Bieberin dhe Isabelle Huppertin.
Zgjedhja unike e shapkave të yllit vjen pasi ajo dhe ish-burri i saj, Kanye, 44 vjeç, lanë mënjanë grindjet e tyre shumë publike për të shkuar së bashku dhe për të brohoritur për djalin e tyre Saint, gjashtë vjeç, teksa ai luante një lojë futbolli në Los Angeles.
Dyshja u fotografuan së bashku të dielën, pasi nuk u panë së bashku për disa muaj.
Gjatë ndeshjes së futbollit, Kanye buzëqeshi teksa shikonte Saintin duke luajtur me Kimin e ulur aty pranë dhe me vajzën Chicago në krahë.
North u ul pranë të dy prindërve të saj.
Kim, e cila paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye në shkurt të vitit 2021, ka katër fëmijë me Kanyen: North, tetë vjeçe, Saint, gjashtë vjeç, Chicago, katër vjeçe dhe Psalm, dy vjeç.
Në mes të marsit, Kim zyrtarizoi lidhjen e saj me të dashurin e ri, Pete Davidson.
/abc24.al/